Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur pas mesnatës në zonën e Salarisë, Tepelenë, ku një shtetas italian është vrarë me armë zjarri.

Viktima, 44-vjeçari Edoardo Sarchi, i cili udhëtonte me automjetin e tij së bashku me disa persona të tjerë, është ndaluar në rrugë nga një individ ende i paidentifikuar. Autori i ka dalë përpara makinës dhe ka hapur zjarr fillimisht në drejtim të gomave të automjetit, për ta detyruar të ndalojë, e më pas ka qëlluar në drejtim të tij me breshëri automatiku.

Sarchi po lëvizte në aksin rrugor Nivicë–Salari, duke ardhur nga veriu, kur u sulmua fatalisht. Mësohet se ai banonte në Tiranë dhe ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet.

Policia ka shoqëruar disa persona për të marrë dëshmi, ndërsa ka shpallur në kërkim një shtetas me inicialet G. B., i dyshuar si autor i vrasjes. Forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në zonë për kapjen e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *