Mesfushori francez i Milanit, Adrien Rabiot, ka shprehur admirim të madh për Luka Modriç pas fitores 2-1 ndaj Napolit në “San Siro”. Duke folur për mikrofonat e DAZN, Rabiot u ndal te performanca e kroatit, i cili edhe në moshën 40-vjeçare vazhdon të jetë protagonist në mesfushë.

“Në ndeshje të tilla, kur mbetesh me një lojtar më pak, duhet të japësh diçka më shumë. Ky është mentaliteti që duhet të kemi. Të luash me Lukën është e lehtë, sepse ai e menaxhon lojën në mënyrë perfekte, edhe kur vrapon për 90 minuta në këtë moshë. Nuk e di si ia del,” u shpreh Rabiot.

Francezi shtoi se Modriç jo vetëm që është lider teknik, por edhe shembull në aspektin fizik dhe profesional.

“Atij i pëlqen të luajë futboll, e shijon çdo moment në fushë. I pëlqen të mbrohet, të sulmojë… Kemi shumë cilësi në skuadër, edhe te lojtarët e rinj. Edhe ne argëtohemi duke u mbrojtur. Të gjithë luajtën mirë sonte, nuk ishte e lehtë, por treguam se mund të bëjmë shumë edhe me 10 lojtarë,” përfundoi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *