Përballja mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain nuk po komentohet vetëm për yjet në fushë, por edhe për ata që do ta ndjekin nga tribuna. Të dyja skuadrat përballen me një valë dëmtimesh, aq sa nga mungesat mund të formohej një formacion i plotë.

Barça ka marrë një lajm pozitiv me rikthimin e Lamine Jamalit nga dëmtimi në ijë, që e mbajti jashtë ndeshjes ndaj Newcastle dy javë më parë. Talenti spanjoll u rikthye fundjavën e kaluar, duke dhënë asist për Robert Lewandowskin sapo hyri nga stoli në fitoren kundër Real Sociedadit.

Një tjetër rikuperim i rëndësishëm është ai i mbrojtësit Alejandro Balde, i cili është rikthyer në stërvitje të plotë dhe pritet të rivalizojë me Gerard Martin për një vend titullari. Në sulm, trajneri Hansi Flick ende nuk ka marrë vendimin final mes Ferran Torres dhe Lewandowskit, teksa edhe i huazuari Marcus Rashford po kërkon minutat e tij pas dy golave impresionues në “St. James’ Park”.

Nga ana tjetër, situata te PSG është edhe më alarmante. Ekipi i Luis Enriques është goditur rëndë nga dëmtimet ditët e fundit dhe mungesat po shtohen dita-ditës, duke detyruar trajnerin të bëjë plane alternative deri në minutën e fundit.

Në këto kushte, sfida e së mërkurës në “Camp Nou” nuk do të jetë vetëm betejë teknike apo taktike, por edhe garë për të mbijetuar me forcat që kanë mbetur në dispozicion.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *