Një tjetër talent me origjinë shqiptare ka zgjedhur të mos veshë fanellën kuqezi. Sipas mediave turke, mesfushori 22-vjeçar Arda Kurtulan ka refuzuar ftesën e trajnerit Sylvinho për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë.

Kurtulan, i cili më parë është aktivizuar me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, ka vendosur të mos i bashkohet ekipit A për arsye të karrierës së tij në klub. Nëse do të pranonte të luante për Shqipërinë, ai do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke, duke rrezikuar pozicionin e tij te Göztepe.

Përveç kësaj, 22-vjeçari raportohet se ende shpreson për një ftesë nga Kombëtarja e Turqisë, ndaj po mban dyert hapur për një rikthim në skenën ndërkombëtare me fanellën e vendit ku ka lindur.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur turk Yagız Sabuncuoğlu, i cili bëri publik vendimin e lojtarit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *