Ndërprerja e përkohshme e punës së qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara ka sjellë pasoja edhe për funksionimin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, Ambasada bëri të ditur se për shkak të mosmiratimit në kohë të buxhetit federal, komunikimet në rrjetet sociale do të reduktohen ndjeshëm.

Sipas njoftimit, faqja zyrtare në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht, përveç rasteve me informacione urgjente që lidhen me sigurinë.

Megjithatë, shërbimet e planifikuara për pasaporta dhe vizat e tranzitit drejt SHBA-së pritet të vazhdojnë, por “sipas mundësive”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë vonesa ose kufizime.

Njoftimi i Ambasadës thekson:

“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht… Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *