Kylian Mbappé po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, si me Real Madridin ashtu edhe me Kombëtaren e Francës. Sulmuesi 25-vjeçar ka realizuar plot 14 gola në 10 ndeshje me klubin madrilen dhe dy gola në dy takime me “Gjelat”.

Ylli francez është rikthyer në grumbullim për ndeshjet ndaj Azerbajxhanit dhe Islandës, pavarësisht se ka pasur shqetësime fizike. Trajneri i Francës, Didier Deschamps, foli për emisionin “Téléfoot” ku dha një interviste të veçantë me pyetje të shkurtra, ku duhej të përgjigjej vetëm me “po” ose “jo”.

Në mesin e pyetjeve, atij iu drejtua njëra që ngjalli interes të madh: “A është Mbappé numri 9 më i mirë në botë?” Deschamps u përgjigj pa asnjë hezitim: “Po.”

Një konfirmim që tregon besimin e plotë të teknikut te kapiteni i tij, i cili po udhëheq me statistika mbresëlënëse edhe në aventurën e parë me Real Madridin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *