Një detaj i pazakontë është vënë re në stadiumin “Duboçica”, ku pritet të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë seancës stërvitore të Kombëtares kuqezi, në stadium mungonte flamuri shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga Top Channel, që raporton se Federata Serbe e Futbollit ka reaguar pas pyetjes së drejtuar mbi këtë çështje.

Në përgjigjen zyrtare, federata ka deklaruar se flamuri është hequr përkohësisht “për të shmangur ndonjë incident të mundshëm nga persona dashakeqë”, duke shtuar se flamuri shqiptar do të vendoset nesër, përpara fillimit të ndeshjes, dhe do të qëndrojë gjatë gjithë takimit.

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin “Duboçica”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *