Partia Demokratike, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman Konrad Adenauer (KAS), përmbylli sot me sukses programin e trajnimit për deputetët e rinj të PD-së, me synimin për forcimin e kapaciteteve të tyre politike dhe parlamentare.

Aktiviteti u zhvillua në orën 10:00 dhe u hap me fjalët përshëndetëse të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, shefit të zyrës së KAS-it në Tiranë, Thomas Kunze, si dhe kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Në sesionin e parë, fokusi u përqendrua në komunikimin në Parlament dhe me publikun. Eksperiencën e tyre ndanë disa nga deputetët më me përvojë të opozitës, përfshirë Jorida Tabakun në fushën e Integrimit, Albanë Vokshin për Shëndetësinë dhe Luçiano Boçin për Arsimin.

Sesioni i dytë u përqendrua në një diskutim mbi përvojat politike ndër vite, ku morën pjesë figura të njohura si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti dhe Belind Këlliçi.
Trajnimi u mbyll në orët e pasdites me një ligjëratë nga Merita Qato, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvend, e cila foli mbi temën: “Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi.”

Në program morën pjesë deputetët e rinj demokratë: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *