Një hetim i bazuar mbi gjurmët e ADN-së ka çuar në arrestimin e dy të dyshuarve për grabitjen e muzeut të Luvrit, raporton BFMTV, duke cituar burime nga grupi hetimor. Sipas prokurores së Parisit, Laure Beccuau, nga vendi i ngjarjes janë mbledhur mbi 150 mostra ADN-je, gjurmë gishti dhe prova të tjera, përfshirë helmetë, radio dore, jelek të verdhë dhe prerëse metalesh që grabitësit kishin lënë pas.

Të dy të arrestuarit janë rreth 30 vjeç dhe vijnë nga Aubervilliers. Roli i tyre në grabitje nuk është konfirmuar ende, por autoritetet i konsiderojnë si “të dyshuarit kryesorë”. Njëri prej tyre, me shtetësi franceze dhe algjeriane, u ndalua në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ndërsa përgatitej të fluturonte për në Algjerinë. I dyshuari tjetër ka shtetësi franceze.

Policia ka ndjekur dy të rinjtë duke analizuar gjurmët e bizhuterive të vjedhura dhe duke u përqendruar në bashkëpunëtorët e mundshëm të tyre.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *