Liverpooli ka arritur të triumfojë ndaj Real Madridit me rezultatin minimal 1-0. Gjatë ndeshjes, ajo që ra më shumë në sy ishin rastet e shumta të krijuara nga skuadra angleze, ndërsa portieri belg Thibaut Courtois u dallua me 8 pritje vendimtare.

Megjithatë, pavarësisht dominimit të dukshëm të “The Reds”, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e interpretoi sfidën në një mënyrë tjetër. “Ne e humbëm ndeshjen sepse bëmë shumë faulla pranë zonës. A pati Liverpooli superioritet ndaj nesh? Jo, nuk mendoj kështu. Humbëm për shkak të disa detajeve të vogla.

Në fund, nuk arritëm të fitonim duelet një kundër një. Ishte një ndeshje e mbyllur; në pjesën e dytë Liverpooli kishte më shumë goditje standarde dhe u tregua shumë i saktë në ato situata, prej nga edhe erdhi fitorja e tyre. Por në përgjithësi, mendoj se ishim në të njëjtin nivel,” deklaroi Alonso.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *