Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 1 janari do të hyjë në fuqi rritja e pagës minimale, e cila do të arrijë në 500 euro.

“Sot jam me kostum sepse për pak marrim në dorëzim. Pjesën më të madhe të projektbuxhetit e zënë pensionistët. Në vitin 2027 do të shtojmë një shtesë përveç indeksimit, ndërsa në vitin 2028 ajo do të trefishohet. Në vitin 2029, do të kemi 400 milionë euro më shumë përveç indeksimit,” deklaroi Rama.

Sipas tij, në total pensionistët do të përfitojnë 1.7 miliardë euro më shumë.

“Nga 1 janari do të rritet edhe paga minimale, në 500 euro. Kjo do të jetë rritja e parë, por jo e vetmja, pasi brenda mandatit synojmë që paga minimale të arrijë në 700 euro,” shtoi ai.

Rama njoftoi gjithashtu se qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9-mujore me 90 milionë euro shtesën e kostove të sigurimeve për punonjësit në sektorin privat.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *