Nga Ermal Mulosmani

Rochefoucauld

Flagranca korruptive, në të cilën është zënë Ministrja më fuqiplotë e Qeverisë, duke kopsitur dosjen e tenderit në favor të një kompanie si të ishte nëpunësja më e fundit e një njësie prokurimi, është gjëja më pak mbresëlënëse e dosjes Balluku.

Ajo që më la shije të neveritshme është rrugaçëria, gjuha mafioze dhe vulgare e një gruaje që pretendonte të ishte “Pasardhësja”.

Nuk ka rëndësi nëse dënohet apo jo. Tashmë gjithë shqiptarët e dinë që një nivel i tillë gjirizi ndodhet në gjithë piramidën e shtetit shqiptar.

Belinda flet me vartësit me gjuhën që ka dëgjuar Ramën të flasë me të. Berberi flet me vartësin me të njëjtën logjikë (duke sharë Belindën), e kështu me radhë. Bindju eprorit me përkushtim murgu dhe shaje vartësit – një fenomen i vjetër sa historia vetë. Shfry dufin e shfrytëzimit.

I njëjti fenomen ishte edhe te Veliaj me njerëzit e tij: bindje e plotë dhe sharje pas krahëve. Edhe mes stafit të ngushtë të Bashkisë kishin kodin “Sulltoni”, me të cilin e shanin Ramën si armikun më të madh. Por ndërkohë që natën s’linin të zezë pa thënë, ditën vrisnin mendjen si t’i binin në sy me servilizmin më të ulët.

I ka përshkruar më së miri Rochefoucauld këta tipa me thënien: “Të shumtë janë ata që puthin dorën që do të donin ta kafshonin.”

Gjithë dufi i puthadorjes apo bythëlëpirjes ndaj Ramës nxirrej duke e sharë atë te Berberi.

Por një gjë është e sigurt: urdhërdhënësi është vetëm një – Edi Rama.

Prandaj e shan Belinda, sepse detyrohet të bëjë punët e pista. Ndaj i jep të drejtën vetes të ankohet. Përse do të ankohej Belinda për “Palloshin e Gjatë” apo për “kurvën që kërcënon”, nëse do të bënte atë që do të donte me tenderat shumëmilionësh? Ai shkulm nervoz buron prej pafuqisë. Kjo është e vetmja përgjigje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *