Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e fundit të nëntorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin.

Përballja e parë do të zhvillohet ndaj Andorrës më 13 nëntor, në orën 20:45. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Spanjë për këtë takim, ndërsa pas ndeshjes do të rikthehen në Tiranë për sfidën e 16 nëntorit ndaj Anglisë, që do të luhet në “Air Albania”.

Silvinjo ka ruajtur në pjesën më të madhe boshtin e skuadrës nga grumbullimet e kaluara, megjithëse në listë figurojnë edhe disa lojtarë që kanë pasur pak minuta lojë, si Nedim Bajrami apo Armando Broja.

Në ekip rikthehet sulmuesi Indrit Tuci, i cili po kalon një formë të mirë me Kayserispor në kampionatin turk. Nga ana tjetër, mbeten jashtë grumbullimit Ernest Muçi, Anis Mehmeti dhe vëllezërit Shpendi, pavarësisht paraqitjeve të mira në klubet e tyre.

Në repartin defensiv, Enea Mihaj nuk është përfshirë në skuadër, pasi tekniku brazilian i ka besuar një vend Klisman Cakes.

Lista:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *