Lamine Yamal është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Spanjës dhe po kthehet në Barcelonë, duke humbur dy ndeshjet e radhës ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë. Lajmi u konfirmua nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF), e cila nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj klubit katalanas.

Në njoftimin zyrtar thuhet se shkaku lidhet me një procedurë mjekësore të kryer nga Barcelona, për të cilën Federata u njoftua “vetëm të hënën në mbrëmje”, megjithëse lojtari kishte mbërritur tashmë me Kombëtaren. Sipas RFEF, ky komunikim i vonuar ka detyruar stafin teknik të përjashtojë 17-vjeçarin, për të shmangur rreziqe shëndetësore.

Situata pritet të sjellë tension në marrëdhëniet mes Barcelonës dhe Kombëtares, pasi Federata i ka kërkuar klubit sqarime për mënyrën si është menaxhuar gjendja fizike e futbollistit.

Barcelona deri më tani nuk ka bërë koment publik mbi çështjen.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *