Marcus Rashford e mbylli pushimin e tretë ndërkombëtar të sezonit si asistuesi më i mirë në La Liga, falë tre pasimeve vendimtare në ndeshjen kundër Celta Vigos. Me gjithsej shtatë asiste, sulmuesi anglez ka lënë pas Milla dhe Lamine Yamal, duke treguar sërish talentin e tij të jashtëzakonshëm. Në “Balaídos”, ai dhuroi dy asiste: fillimisht një kros të papritur për Lewandowskin dhe më pas një asist perfekt nga goditja e këndit, që dëshmoi saktësinë e tij të jashtëzakonshme.

Pavarësisht opinioneve që hedhin dyshime mbi gatishmërinë e klubit për të ushtruar opsionin e riblerjes prej rreth 30 milionë eurosh, Rashford vazhdon të bindë në fushë. Edhe pse është kritikuar për disa mangësi taktike dhe mungesë kontributi në mbrojtje, ish-sulmuesi i Manchester United zhgënjeu ndaj Club Brugge, por fitoi sërish besimin e trajnerit Hansi Flick në sfidën kundër Celtas.

Me rikthimin e Raphinhës, Rashford mund të gjejë veten në një rol më të kufizuar: atë të një lojtari që ndryshon lojën, i gatshëm të shfrytëzojë shpejtësinë dhe fuqinë në kundërsulme. Deri tani, statistikat janë në anën e tij: 6 gola dhe 9 asiste në 16 paraqitje, një kontribut vendimtar në çdo ndeshje. Rashford, që mbërriti në Katalonjë për të ringjallur karrierën e tij, po i dërgon një mesazh të qartë Dekos dhe klubit: ai e meriton të qëndrojë në Barcelonë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *