Kombëtarja shqiptare është vetëm një hap larg nga një arritje historike, kualifikimi për herë të parë në “Play Off”-in e Kupës së Botës. Sot, kuqezinjtë zbresin në fushë me synimin për të fituar ndaj Andorrës dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe.

Për ta bërë realitet këtë objektiv, Shqipëria duhet të triumfojë me rezultat të thellë ndaj Andorrës, duke shmangur çdo surprizë. Në të njëjtën kohë, sytë e gjithë tifozëve do të jenë të kthyer nga Londra, ku Anglia do të përballet me Serbinë në “Uemblin” legjendar. Një fitore e anglezëve ndaj serbëve do të ishte “dhurata” që i mungon kuqezinjve për t’u renditur në zonën e “Play Off”-it.

Ndeshja

Përballja mes Andorrës dhe Shqipërisë zhvillohet në qytetin e Enkamp, në “Estadi FAF”, me fillim në orën 20:45. Për kuqezinjtë, kjo është ndeshja e parafundit në grup, por mund të rezultojë vendimtare për fatin e kualifikimit. Një fitore e kombëtares sonë dhe një humbje e Serbisë në Londër do të vulosnin një moment historik për futbollin shqiptar.

Gjendja e skuadrës

Kuqezinjtë kanë mbërritur dje në Andorrë, pasi prej disa ditësh kanë qenë të grumbulluar në Barcelonë, ku kanë zhvilluar përgatitjet përfundimtare. Trajneri Silvinjo ka në dispozicion një skuadër të plotë, pa mungesa apo dëmtime, dhe atmosfera në grup shihet tejet pozitive përpara sfidës vendimtare të mbrëmjes.

Kushtet atmosferike

Ndeshja do të luhet në kushte të ftohta, me temperatura që pritet të jenë rreth 7°C në fillim dhe mund të zbresë deri në 5°C në fund të takimit. Megjithatë, moti parashikohet i kthjellët dhe pa reshje, çka pritet të favorizojë zhvillimin normal të lojës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *