Mediat e huaja raportojnë se javën e kaluar, kryeministrja japoneze Sanae Takaichi deklaroi në parlament se, në rast të një sulmi ushtarak të Kinës ndaj Tajvanit, Japonia do të ishte e justifikuar të dërgonte trupa për mbrojtjen e ishullit si pjesë e mbrojtjes kolektive legjitime.
Si pasojë, Pekini ka thirrur ambasadorin japonez për të shprehur një protestë zyrtare lidhur me komentet e bëra nga kryeministrja Takaichi për situatën e Tajvanit.
“Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Sun Weidong, thirri ambasadorin japonez në Kinë, Kenji Kanasugi, për t’i paraqitur një protestë zyrtare për komentet e pasakta të kryeministres japoneze Sanae Takaichi në lidhje me Kinën”, bëjnë të ditur autoritetet.

