Ish-lojtari i Chelseat, Armando Broja, ka tërhequr vëmendjen pas ndeshjes së Shqipërisë kundër Andorrës, duke u shfaqur i përlotur.
Sulmuesi i Burnley ndihmoi kombëtaren të fitonte 1-0 në Andorrë të enjten, duke siguruar vendin e Shqipërisë në play-off-et e Kupës së Botës. Gazeta britanike The Sun i ka kushtuar sulmuesit shqiptar një artikull, duke vënë në dukje se ai po kalon një periudhë të vështirë.
“Shqipëria, që do të përballet me fituesen Angli në ndeshjen e fundit të Grupit K këtë të diel, nuk ka arritur kurrë më parë në finalet e një Kupa Bote. Broja, i lindur në Slough, e nisi ndeshjen, por u zëvendësua para fundit të saj, në një përballje pa gola. Gol i vetëm në minutën e 67-të nga Kristjan Asllani i Torinos mjaftoi për të thyer mbrojtjen e Andorrës,” shkruan The Sun.
Pas zëvendësimit, Broja u duk i përlotur dhe i dëshpëruar, ndërsa largohej nga fusha. Shoku i tij i skuadrës,
Sulmuesi ishte gjithashtu i vetmi lojtar i Shqipërisë që nuk iu bashkua festimeve me ekipin dhe kryetarin e Federatës, Armando Duka.
Burnley e bleu Brojën nga Chelsea për 20 milionë paund këtë verë, por lojtari ende nuk ka gjetur rrjetën në shtatë paraqitjet e tij për Clarets.

