Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka komentuar situatën e kontratës së trajnerit të kombëtares së futbollit, Sylvinho. Sipas Dukës, vendimi për rinovimin e kontratës është plotësisht në dorën e trajnerit.

“Rinovimi është në dorën e Sylvinhos, ai do të vendosë të ardhmen e tij, pasi objektivin që kishim paracaktuar e arriti,” deklaroi Duka. Kryetari theksoi se Federata e ka mbështetur gjithmonë trajnerin dhe se suksesi i arritur, kualifikimi në play-off për Kupën e Botës, është një arritje historike për futbollin shqiptar.

Duka nënvizoi se vendimi mbi të ardhmen e drejtuesit të pankinës shquptare do të merret në koordinim me trajnerin, duke respektuar zgjedhjen e tij personale por dhe interesat e kombëtares.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *