Një debat i fortë është ndezur mes Italisë dhe Argjentinës pasi trajneri italian, Gennaro Gattuso, ka kritikuar hapur sistemin aktual të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Gattuso deklaroi se ndarja e vendeve kualifikuese është e padrejtë dhe favorizon disa kontinente, sidomos Amerikën Latine dhe Afrikën.

Sipas tij, fakti që Amerika Latine dërgon 6 ekipe direkt, ndërsa vendi i 7-të shkon në playoff, “nuk reflekton vështirësinë reale të garës”, duke e krahasuar me konkurrencën shumë më të ashpër që përballet Europa.

Ai shtoi se edhe Afrika “kualifikon tetë skuadra shumë lehtë, ndryshe nga vitet kur kishte vetëm 2 ose 3 vende”.

Portieri argjentinas Emiliano Martínez reagoi menjëherë, duke kundërshtuar Gattuson dhe duke mbrojtur futbollin e kontinentit të tij.

“Ata në Europë flasin sepse nuk e dinë çfarë heqim ne këtej,” tha ai. “Nuk e dinë në çfarë stadiumesh luajmë dhe në ç’kushte zhvillohen ndeshjet, për të mos përmendur cilësinë e fushave.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *