Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka komentuar fishkëllimat që mori gjatë ndeshjes kundër Kosovës, duke thënë se nuk e priste një reagim të tillë nga tifozët.
“U befasova kur dëgjova fishkëllimat. Sigurisht që nuk është ndjenjë e mirë dhe më dhemb, por duhet ta pranoj. Unë përpiqem të fokusohem vetëm te loja,” u shpreh Xhaka.
Ai shtoi se mbështetja nga tifozët zviceranë ka qenë gjithmonë e qëndrueshme, si në ndeshjet brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.

