U hodh shorti i fazës “play-off” të Europës për Botërorin 2026, me ndeshjet e parashikuara më 26 dhe 31 mars 2026.
Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale, ndërsa Kosova do të sfidojë Sllovakinë.
Nëse kuqezinjtë mposhtin polakët në transfertë më 26 mars, në finale do të përballen me fituesin e ndeshjes Ukrainë–Suedi. Nga ana tjetër, për Kosovën, nëse kalon Sllovakinë, finalisti i “play-off”-it do të përballet me fituesin e çiftit Turqi–Rumani.

