Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar me optimizëm para sfidave të rëndësishme të Kombëtares.
“Para këtij trofeu nis edhe ëndrra jonë e madhe! Nuk ka qenë dhe s’do të jetë kurrë e lehtë, por kjo skuadër di si të shtyjë kufijtë. Fillimisht Polonia, pastaj fituesi mes Ukrainës dhe Suedisë, dhe ne jemi gati për çdo sfidë. Kjo Kombëtare ka zemër, ka besim dhe ka gjithë popullin shqiptar pas vetes,” shkruan Duka në postimin e tij.
Ai uroi lojtarët dhe tifozët, duke theksuar mbështetjen e plotë për rrugëtimin e Kombëtares.

