Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, foli për sfidën e parë të play-off-it kundër Sllovakisë. Ai e përshkroi ekipin kundërshtar si shumë të fortë, duke përmendur fitoren e tyre 2-0 ndaj Gjermanisë në shtëpi.
“Bazuar në rezultatet tona të fundit si mysafir, duke fituar në Suedi, Slloveni dhe Islandë, ekipi ka shumë vetëbesim. Kjo ndeshje do të jetë e barabartë, dhe nëse e fitojmë, ndeshja në shtëpi do të vendosë gjithçka,” tha Foda për faqen zyrtare të FFK-së.
Trajneri theksoi se fokus i parë mbetet sfida e parë në Sllovaki, ndërsa pas saj do të shikohet më tej strategjia për ndeshjen e dytë.

