Gazetari Artan Hoxha deklaron se anijet termocentral të njohura si ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, të ankoruara në Vlorë dhe për të cilat shqiptarët paguajnë 94 500 euro qira mujore, janë pjesë e një afere të madhe korruptive. Sipas tij, përgjegjëse direkte për sjelljen e këtyre anijeve është ministrja Belinda Balluku.

Hoxha shpjegon se këto anije nuk prodhojnë energji realisht, por përdoren për të justifikuar veprimet e politikës dhe përfitimet e disa individëve, duke shkaktuar një dëm financiar të madh. Ai thekson se kontrata për Tigrat ka qenë jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe rendimenti i anijeve shumë i ulët.

Gazetari gjithashtu shton se në promovimin e Tigrave ka marrë pjesë edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, e cila pas largimit nga detyra është punësuar në kompaninë që solli anijet në vend.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *