Publicisti dhe analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se ky veprim nuk mjafton pa një ndëshkim të gjerë ndaj të gjithë atyre që ai i quan “rrethi i krimit të paprekur”.

Në një lidhje direkte me News24, Lubonja kujtoi një takim të pazakontë në kryeministri, ku Balluku qëndroi mbi shtatë orë, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si ajo mund të veprojë ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK, si Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj. Ai sugjeroi se kjo mund të përkthehet në presion ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Vendimi i sotëm ngre pyetje të mëdha se çfarë ka pas tij. SPAK ka mbështetje ndërkombëtare dhe bashkëpunon me Ramën për të eliminuar disa kundërshtarë. Por ‘sistemi’, që përfshin gjithë rrethin e krimit, nuk është prekur,” tha Lubonja.

Ai shtoi se shqetësimi kryesor mbetet përdorimi i fondeve publike: “50 milionë eurot, ku kanë shkuar? Sa prej tyre janë përfituar nga Balluku apo Rama dhe sa për fushatën elektorale? Sistemi i vjedhjes dhe pabarazia në tendera mbeten të paqartë.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *