Legjenda e futbollit turk, Hakan Sukur, ka lavdëruar publikisht përfaqësuesen e Kosovës, duke theksuar rrënjët e tij familjare dhe cilësitë e lojtarëve kosovarë.

“Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ka lindur në Prishtinë”, tha Sukur, duke shprehur lidhjen personale me vendin. Ai vlerësoi grupin ku ishte Kosova së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, duke theksuar se arritja e Kosovës nuk duhet nënvlerësuar. “Mund të kishte përfunduar e para në këtë grup”, shtoi ai.

Sukur e krahasoi Kosovën me ekipin e Rumanisë, duke theksuar se “Kosova, si e dyta, është shumë më e mirë se Rumania”. Ai përmendi disa nga yjet kryesorë: “Kosova ka lojtarë të mirë, si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. Kanë një ekip sulmues të fortë. Muriqi është një sulmues që luan në Spanjë. Ai nuk është i shpejtë, por në ajër është shumë i mirë dhe di ta përdorë shumë fizikalitetin e tij.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *