Operacioni policor i zhvilluar gjatë ditës në fshatin Orosh, njësia administrative Qafë Mali, ka përfunduar me dorëzimin paqësor të dy personave të armatosur që ishin izoluar në një banesë të braktisur.
Dy të rinjtë, identifikuar si Julian Cumraku, 24 vjeç, dhe Arben Uka, pas negociatash intensive me policinë dhe ndërmjetësimin e familjarëve të tyre, u bindën të dilnin nga objekti. Burime nga terreni bëjnë me dije se operacioni, i cili përfshiu forcat e specializuara RENEA, zgjati për orë të tëra.
Gjatë dorëzimit, Hamza Uka, njëri nga të armatosurit, rezultoi i plagosur. Ende nuk ka informacion të saktë se ka ndodhur plagosja, pasi policia dhe RENEA nuk rezultojnë të kenë qëlluar drejt banesës gjatë operacionit.
Policia vijon të mbajë perimetrin dhe të verifikojë çdo rrezik në zonë përpara se të shpallet përfundimisht mbyllja e operacionit. Autoritetet njoftojnë se nuk ka persona të tjerë të përfshirë dhe situata tani është nën kontroll.
Banesa e rrethuar, në pronësi të Mhill Jakut, ka qenë e braktisur prej vitesh dhe dyshohet se të rinjtë ishin strehuar aty prej muajsh. Julian Cumraku dhe Arben Uka konsideroheshin si individë me rrezikshmëri të lartë.

