Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga dita e sotshme do të fillojë ekzekutimi i pagesave të rritura të shtesave për fëmijë, me një rritje prej 50% të miratuar më herët nga qeveria.
Sipas Kurtit, nga kjo rritje do të përfitojnë plot 400 mijë fëmijë në gjithë vendin. Ai ka bërë të ditur edhe shumën e re që do të marrin familjet në varësi të numrit të fëmijëve.
Me rritjen e re:
Familjet me dy fëmijë, të cilat kanë marrë 40 euro, do të marrin 60 euro;
Familjet me tre fëmijë, nga 90 euro do të marrin 135 euro;
Familjet me katër fëmijë, nga 120 euro do të marrin 180 euro;
Rritja llogaritet në të njëjtën mënyrë për çdo kategori tjetër.
“Kjo është një ditë e mirë për të gjitha nënat dhe familjet,” ka shkruar Kurti, duke uruar të gjithë fëmijët që t’i gëzojnë pagesat me shëndet.
Ky vendim shihet si një prej masave sociale më të rëndësishme të qeverisë, që synon mbështetjen e familjeve dhe rritjen e mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.

