Ekipi i Real Madridit duket se është ndarë në dysh lidhur me raportin ndaj trajnerit Xabi Alonso, pasi grupi i Vinicius Junior tashmë përfshin edhe pesë lojtarë të tjerë të pakënaqur. Vinicius Jr., Federico Valverde, Rodrygo Goes, Brahim Diaz, Endrick, dhe Ferland Mendy listohen si lojtarët të cilët janë grupuar kundër trajnerit.

Sipas një raporti të fundit nga mediumi COPE, ndarja në dhomat e zhveshjes te Reali është bërë e dukshme, duke reflektuar mendime të ndryshme për stilin dhe filozofinë e Alonos si trajner.

Nga ana tjetër, disa lojtarë, përfshirë Kylian Mbappe, Arda Guler, Alvaro Carreras, Thibaut Courtois dhe Dean Huisjen, e respektojnë Alonson dhe besojnë në filozofinë e tij si drejtues i skuadrës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *