FIFA ka publikuar sot konkluzionet e Komisionit Disiplinor në lidhje me kartonin e kuq të marrë nga Cristiano Ronaldo në humbjen 2-0 kundër Irlandës, më 13 nëntor, sfida e parafundit e Grupit F në kualifikueset e Kupës së Botës.
Fillimisht, kapiteni 40-vjeçar u ndëshkua me tre ndeshje pezullim, një sanksion që ai e kreu menjëherë duke munguar në fitoren 9-1 të Portugalisë ndaj Armenisë në Porto, rezultat që vulosi edhe kualifikimin e luzitanëve për herë të nëntë radhazi në Botëror.
Mirëpo, pas apelimit të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), FIFA rihapi dosjen dhe vlerësoi argumentet e paraqitura për të shmangur një penalizim më të gjatë. Në përfundim, u vendos që Ronaldo të mos përballet me asnjë masë shtesë përtej ndeshjes së vetme të humbur, ndonëse bëhej fjalë për përjashtimin e tij të parë pas plot 226 paraqitjesh me kombëtaren.
Vendimi është pritur me lehtësim në kampin portugez, pasi ylli dhe kapiteni i përfaqësueses rikthehet tashmë i gatshëm për fazën e ardhshme të përgatitjeve drejt Kupës së Botës 2026.

