Liverpooli po përballet me një krizë të papritur në këtë sezon, pas rezultateve të dobëta që kontrastojnë me performancën e sezonit të kaluar, kur Arne Slot arriti të triumfonte në Ligën Premier në debutimin e tij.
Klubi ka investuar mbi 400 milionë euro për përforcime të mëdha si Alexander Isak, Hugo Ekitike, Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez, por investimet nuk janë reflektuar në fushën e lojës. Deri tani, Liverpooli ka regjistruar gjashtë humbje në 12 ndeshje të Premier League dhe një humbje poshtëruese ndaj PSV-së në Anfield në Ligën e Kampionëve, duke hapur rrugën për shkarkimin e mundshëm të Arne Slot-it.
Bordi i Liverpoolit vlerësojnë se Slot nuk ka arritur të menaxhojë presionin dhe të shfrytëzojë investimet për të përmirësuar performancën e ekipit, duke e lënë skuadrën me performanca mesatare si në ligë ashtu edhe në Evropë, ku ka grumbulluar vetëm nëntë pikë në pesë ndeshje.

