Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat e ndodhura pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, biznesmeni Edmond Mehalla ka humbur jetën si pasojë e atentatit të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ndërsa zona është rrethuar nga forcat e policisë. Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të tjerë të plagosur.
Informacion paraprak nga Policia:
Rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda një automjeti të parkuar, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, i njohur ndryshe si Edmond Mehalla.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Kontrollimet po vijojnë në zonë dhe në ambiente të ndryshme me qëllim kapjen e autorëve.
Grupet hetimore, së bashku me ekspertët e kriminalistikës dhe Prokurorinë, po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e ekzekutorëve.

