Sulmuesi i talentuar Roko Vata po tërheq vëmendjen e klubeve të Premier Ligës. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, përfshirë “Daily Mail”, Fulham dhe Crystal Palace kanë shprehur interes për kartonin e tij, për të cilin kërkohen rreth 20 milionë paund.
20-vjeçari shqiptar, i cili aktualisht ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën, është nën kontratë me Watford-in edhe për tre vite të tjera. Vata aktivizohet në Championship, por prej disa ndeshjesh mungon për shkak të një dëmtimi.
Një element interesant është fakti se Vata ende ka mundësi të ndryshojë përfaqësuesen. Nëse ekziston vullneti nga të dy palët, ai mund të veshë fanellën e Shqipërisë në të ardhmen, duke qenë se ende nuk është i lidhur përfundimisht me Irlandën në nivel të rriturish.

