Ylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur hapur për ndikimin që fama ka sjellë jo vetëm në fuahën e lojës, por edhe në jetën e tij private. Në një intervistë të fundit, talenti katalanas ka zbuluar se suksesi i tij ka prekur shumë njerëz përreth tij, madje edhe ata që nuk ndiqnin më futboll.

“Njerëzit më thonë se kanë filluar të shikojnë futboll sërish për shkakun tim. Edhe mamaja ime tani i ndjek të gjitha ndeshjet,” u shpreh Yamal, duke treguar se fama ka hyrë edhe brenda familjes së tij.

Ai zbuloi se popullariteti i tij ka ndikuar edhe tek të rinjtë, duke rikthyer modën e fanellave të futbollit në shkolla: “Njerëzit kishin hequr dorë nga veshja e fanellave të futbollit në shkollë, por tani ky trend është rikthyer.”

Ndikimi i Yamalit në publik është i dukshëm edhe tek turistët që vizitojnë Barcelonën: sipas tij, fanella më e kërkuar është ajo e Barçës me numrin 10, të cilën ai e mban aktualisht, një numër simbolik që dikur e mbante Lionel Messi.

“Edhe turistët, këtu në Barcelonë, marrin fanellën e Barçës me numrin 10. Është e vështirë për mua të sillem si një 18-vjeçar normal. Edhe sikur të doja, nuk do të isha kurrë në gjendje,” tha ai, duke pranuar se fama e ka ndryshuar plotësisht ritmin e jetës së përditshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *