Policia australiane ka arrestuar katër burra në Sydney, të dyshuar se janë pjesë e një “rrjeti ndërkombëtar satanik” të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë. Sipas autoriteteve, hetimet janë ende në zhvillim dhe viktimat nuk janë identifikuar ende plotësisht.

Detektivja Jayne Doherty, nga skuadra e krimeve seksuale e Uellsit të Ri Jugor (NSW), deklaroi se grupi dyshohet se ka shkëmbyer materiale “ekstremisht të neveritshme”, ku shfaqen fëmijë nga mosha foshnjore deri në 12 vjeç. Sipas saj, në përmbajtje përfshiheshin gjithashtu edhe akte abuzimi ndaj kafshëve.

Ajo theksoi se materialet e ndara mes të dyshuarve përmbanin elementë ritualistë, simbole dhe tema të lidhura me satanizmin dhe okultizmin.

“Prokuroria do të provojë në gjykatë se ky grup ndërkombëtar ka marrë pjesë në biseda dhe ka shpërndarë materiale që përshkruanin abuzimin dhe torturimin e fëmijëve, të shoqëruar me simbole e rituale të lidhura me satanizmin dhe okultizmin,” deklaroi Doherty.

Gjatë gjashtë bastisjeve të kryera javën e kaluar në Sydney, policia sekuestroi pajisje elektronike ku u gjetën “mijëra dosje” me materiale të abuzimit seksual. Mes tyre kishte edhe video që dokumentonin abuzim seksual ndaj kafshëve.

Autoritetet australiane po vazhdojnë hetimet për të zbuluar shtrirjen e rrjetit dhe për të identifikuar të gjitha viktimat e mundshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *