Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili deklaroi më herët se çdo vend që prodhon kokainë të shitur në SHBA mund të shënjestrohet me sulme.
Në një postim në X, Petro kërkoi që Shtetet e Bashkuara të respektojnë sovranitetin kombëtar të Kolumbisë, duke theksuar se vendi i tij nuk do të pranojë kërcënime.
“Mos e kërcënoni sovranitetin tonë kombëtar, sepse do të zgjoni jaguarin. Çdo sulm ndaj sovranitetit tonë është i barabartë me shpallje lufte. Mos cenoni dy shekuj marrëdhënie diplomatike,” deklaroi Petro.
Kolumbia renditet si prodhuesi kryesor i kokainës në botë, ndërsa deklaratat e Trump kanë shkaktuar reagime të forta në Bogota.

