Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani është përzgjedhur në formacionin ideal të Serie A për vitin 2025, një vlerësim që konfirmon paraqitjet e tij të shkëlqyera me Napolin gjatë sezonit. Rrahmani u rendit në qendër të mbrojtjes së Top XI, krah Dumfries, Bastonit dhe Dimarcos.

Në mesfushë u përfshinë Scott McTominay i Napolit — i shpallur Lojtari i Vitit — si dhe Nicolò Barella e Tijjani Reijnders. Sulmi i formacionit ideal u përbë nga Lautaro Martinez, Moise Kean dhe Mateo Retegui, dy të fundit tashmë të larguar nga kampionati italian.

Antonio Conte u nderua si Trajneri i Vitit, ndërsa Napoli mori çmimin e Klubit të Vitit falë dominimit të treguar në sezon. Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, u shpall Italian Golden Boy si talenti më i mirë i ri, kurse Nicolò Bertola i Udineses u vlerësua për performancat në Serie B.

Çmimi “Goli i Vitit” iu dha Alessandro Deiolës së Cagliarit për supergolin e realizuar në fitoren 3-0 ndaj Venezias, gol që ishte nominuar edhe për çmimin prestigjioz FIFA Puskas.

Formacioni ideal i Serie A për vitin 2025: Svilar; Dumfries, Rrahmani, Bastoni, Dimarco; McTominay, Barella, Reijnders; Lautaro Martinez, Kean, Retegui.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *