Vedat Muriqi po përjeton një sezon spektakolar me Mallorcan, duke u rikthyer në formën e tij më të mirë dhe duke u bërë lojtari më vendimtar i skuadrës. Sipas gazetës prestigjioze spanjolle Marca, sulmuesi kosovar po rikthen pseudonimin “Pirati”, falë paraqitjeve të tij dominuese në La Liga.

Pas një periudhe të vështirë, Muriqi ka marrë sërish drejtimin e sulmit, duke kontribuar në mbi 50% të të gjitha golave të ekipit këtë sezon. Me 8 gola në 13 ndeshje nga gjithsej 15 që ka shënuar Mallorca, ai është bërë një nga sulmuesit më efikas të kampionatit.

Me këtë formë, Muriqi është ngjitur deri në vendin e dytë në garën për trofeun e golashënuesit më të mirë të La Ligës, duke u barazuar me Robert Lewandowskin — një statistikë që në këtë fazë të sezonit i afrohet vetëm Kylian Mbappé-së në ligat elitare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *