Gjeneral-majori i NATO-s, Maik Keller, ka paraqitur së fundmi një analizë surprizuese mbi rolin e dronëve në mbrojtjen e Ukrainës. Ai theksoi se, megjithëse forcat e dronëve përbëjnë vetëm 2% të totalit të ushtrisë ukrainase, ato janë përgjegjëse për 30% deri 50% të humbjeve luftarake të Rusisë.

Kelleri shtoi se shumica e operatorëve të dronëve nuk janë ushtarë tradicionalë, por DJ, lojtarë video-lojërash dhe entuziastë të teknologjisë, të cilët sjellin “qasje jo konvencionale” në betejë. Me cikle inovacioni që ndryshojnë çdo 2-3 javë, këta individë po e tejkalojnë një forcë armike e cila është shume herë më e madhe.

Gjenerali konfirmoi gjithashtu se mbështetja perëndimore po bëhet më e strukturuar, me qendra logjistike që përpunojnë 18,000 tonë furnizime çdo muaj, duke garantuar se Kievi mund të mbetet i gatshëm për luftime.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *