Fabrika e parë e prodhimit të municioneve në Kosovë pritet të ndërtohet në fshatin Jahoc të Gjakovës, ndërsa prodhimi i parë parashikohet të nisë në fund të vitit 2026.

Ekspertët amerikanë e cilësojnë këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të sigurisë së vendit. Koloneli në pension i Ushtrisë amerikane, Ray Wojck, theksoi se përparësia e madhe e Kosovës qëndron tek marrëdhëniet e qëndrueshme me aleatët e NATO-s falë pranisë shumëvjeçare të KFOR-it.

“Kosova e ka diskutuar këtë projekt veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy prej aleatëve më të afërt që e mbështesin fuqishëm,” deklaroi Wojck për REL.

Nga ana tjetër, Argyro Kartsonaki nga Instituti për Kërkime të Paqes dhe Politikat e Sigurisë theksoi se, ndonëse për një shtet të vogël është e kuptueshme përpjekja për të rritur sigurinë, ky hap mund të perceptohet ndryshe nga disa vende fqinje.

“S’do të ndryshojë balancat e sigurisë në Ballkan, por mund të ushqejë narrativat dhe propagandën populiste të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,” tha ajo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *