Një grua, që besohet se është vajza e fshehtë e presidentit rus Vladimir Putin, ka kërkuar falje publikisht për veprimet e tij, pasi u ndalua në rrugët e Parisit nga një gazetar.
Në një video të publikuar online nga gazetari ukrainas Dmytro Sviatnenko i medias TSN, Luiza Ruzova u pyet nëse ndihej përgjegjëse për veprimet e Kremlinit apo nëse mbështeste pushtimin rus të Ukrainës.
E prekur nga situata, zonja Rozova u shpreh:
“Më vjen shumë keq për çfarë po ndodh. Fatkeqësisht, nuk jam përgjegjëse për këtë situatë.”
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta, duke rikthyer në qendër të vëmendjes spekulimet rreth jetës private të Vladimir Putinit.

