Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, ka bërë një deklaratë të fortë në adresë të Serbisë dhe politikave të saj ndaj Kosovës, duke theksuar se Qeveria e Kosovës është duke u përballur me kundërshtarë të financuar dhe të nxitur drejtpërdrejt nga Beogradi.
Sipas Millanoviçit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po mbështet struktura dhe individë që synojnë destabilizimin e Kosovës, duke shtuar se kjo ndërhyrje e vazhdueshme përbën rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Qeveria e Kosovës nuk ka përballë vetëm opozitarë politikë, por edhe kundërshtarë që paguhen dhe dirigjohen nga Vuçiqi,” është shprehur ai, duke nënvizuar se Kroacia mbështet plotësisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagime në rajon, duke ngritur sërish çështjen e ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe tensionet e vazhdueshme në veri të vendit.
Millanoviç është një nga zërat më kritikë ndaj Beogradit brenda Bashkimit Evropian, duke kërkuar që politika serbe në raport me Kosovën të trajtohet me më shumë vendosmëri nga komuniteti ndërkombëtar.

