Me një njoftim të fundit, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ka konfirmuar pranimin e ftesës për t’u bashkuar me listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Me respekt ndaj secilit prej jush dhe mirënjohje të thellë ndaj Kryeministrit Kurti për vlerësimin, ju njoftoj se kam pranuar ftesën që t’i bashkohem listës së Lëvizjes Vetëvendosje, si detyrë, si shërbim”, shkruan Hoti.

Ai thekson rëndësinë e unitetit dhe përgjegjësisë në një periudhë sfidash të thella për Kosovën, duke përmendur kërcënimet nga jashtë, përçarjet nga brenda dhe sfidat e të vërtetave të papërfunduara.

Gjatë katër viteve në krye të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Hoti thotë se ka parë dhimbjen më të madhe dhe dinjitetin më të lartë tek qytetarët, për të nxjerrë mësimin se “nuk ka shtet pa drejtësi, dhe nuk ka drejtësi pa kurajë”.

Ai premton përpjekje të pandalshme në forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesit kombëtar, duke shtuar: “Kosova është e jona. E askujt tjetër!”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *