Një pjesë e trotuarit në aksin rrugor Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas, është shembur plotësisht, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në zonë. Shembja, e konstatuar në ditët e fundit, ka dëmtuar gjithashtu rrjetet nëntokësore. Për momentin nuk dihet nëse rrëshqitja mund të ndikojë edhe në karrexhatën kryesore të rrugës.

Përveç dëmtimit të bankinës, ky segment prej muajsh mbetet pa ndriçim, megjithëse kalon mes zonave të banuara, duke rritur rrezikun për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Rikonstruksioni i aksit, që përfshinte zgjerimin e korsive, vendosjen e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemit të ndriçimit, u përfundua në shtator të vitit 2018. Megjithatë, rruga Pogradec–Qafë Plloçë prej vitesh njihet si një nga “pikat e zeza” të juglindjes për aksidente rrugore, duke nxitur shqetësime të vazhdueshme për sigurinë dhe mirëmbajtjen.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *