Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një reagim të gjatë lidhur me zhvillimet e fundit rreth hetimeve të SPAK ndaj ministres Belinda Balluku, e pezulluar me vendim të Gjykatës Antikorrupsion, în lidhje me dyshimet për afera korruptive që lidhen me tunelin e Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe.

Në deklaratën e tij, Berisha e cilëson Ballukun si “të penduarën e parë publike”, duke pretenduar se ajo ndodhet nën presion të fortë institucional dhe politik, ndërsa sipas tij po tenton të ushtrojë ndikim mbi struktura të ndryshme për të mbrojtur veten.

Ai akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama për përfshirje direkte në çështje, duke deklaruar se Balluku “di më shumë se kushdo tjetër” për, sipas tij, aferat e qeverisë dhe strukturave shtetërore.

Sipas Berishës, Balluku zotëron materiale komprometuese ndaj një sërë figurash të larta:

“Ajo ka në dorë arkivën më të pasur të bisedave, mesazheve, videove intime dhe fotove të ministrave, deputetëve, zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin Rama, Vlorë Hysenin, Ergys Agasin, prokurorë, gjyqtarë, ambasadorë, gazetarë dhe kundërshtarë politikë,” – shkruan Berisha.

Lideri i opozitës pretendon gjithashtu se Balluku ka kërkuar mbështetje të plotë politike brenda Partisë Socialiste dhe se mes saj dhe kryeministrit Rama ka pasur tensione të forta për shkak të hetimit të nisur ndaj saj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *