Nga Agim Morina

1998 (kur ishte ministër i Informacionit në kohën e Milosevićit): “Zoran Đinđići është haptas antiserb, për këtë arsye ka përkrahjen e Amerikës.”

1998: “Amerikanët dojnë me shkatërru Serbinë, që Serbia të kthehet në koloni, që Serbia të bëhet vasale e përhershme e sundimtarit të fuqishëm amerikan, e kjo është diçka që ne si shtet dhe si popull nuk mundemi me pranu. Këta gjakatarë dojnë me pushtu Serbinë, ata dojnë që të zhdukin këdo që përpiqet për mbijetesën e Serbisë si shtet, për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.”

1998: “Para Luftës së Dytë Botërore, Chemberlaini, Daladieri, po edhe Molotovi, i bishtëronin konfliktit dhe kërkonin të gjitha kompromiset e mundshme me Ribberntropin dhe Hitlerin. Dhe dikur problemi më i madh u bë fakti që askush nuk donte konflikt të hapur. Edhe sot askush, pos serbëve, nuk është në konflikt të hapur me ShBA-në, me shtetin e ri – bartësin e nacizmit të ri, bartësin e rendit të ri botëror. Shtetin që po zbaton diçka që as Adolf Hitleri nuk e ka përdorë në kohën e tij. Edhe për krimet më të vrazhdëta Hitleri gjendte dofarë arsyetimesh. I sendërgjonte, thoshte budallallëqet më të mëdha, nuk vriste askënd kot. [Bill] Clintoni nuk është në gjendje që edhe për veten e tij të sendërgjojë ndonjë arsyetim për agresionin kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, dhe nuk e thotë asnjë fjalë kur shtie apo vret dikë. Është e çuditshme që dikush që e quan veten demokrat sillet kështu me jetën, megjithëse duket sheshit që për Hitlerin bashkëkohor dhe ndjekësit e tij kjo nuk është me rëndësi.”

1998: “Jam krenar që më urrejnë amerikanët, nuk jam tradhtar dhe shërbëtor i okupatorit.”

1998: “U kam thënë amerikanëve: “Nuk mund të emetoni te ne “Zërin e Amerikës”, programin tuaj spiunor-propagandistik për shkakun e thjeshtë që ne nuk mundemi me emetu programin tonë në Amerikë. (…) Reciprociteti, ky është ma merr mendja, parimi elementar në politikën ndërkombëtare, por kësaj askush s’po i përmbahet më këtu, sepse e dijnë që duhet me u bë shërbëtorë, të jenë të dëgjueshëm.“

1999: “Ashtu siç u përhap fronti antifashist në Luftën e Dytë Botërore, ashtu do të përhapet edhe fronti i rezistencës kundër amerikanëve dhe idesë së tyre naziste-imperialiste.”

2001: “Ne vuajtëm nën bombat amerikane, tani vuajmë më shumë prej kinse ndihmës dhe kinse mbështetjes së tyre politike dhe ekonomike.”

2003: “Dënojmë agresionin kundër Irakut dhe përkrahim luftën heroike dhe të vendosur të kryetarit Huseini dhe të popullit irakian.”

2003: “Amerikanët duan të skllavërojnë gjithçka, të pushtojnë gjithçka, kudo duan të kenë Đinđićin e tyre.”

2008: “Kushdo që thotë se situata në Serbi mund të jetë ideale, duke pasë marrëdhënie “si ujku me qengjin” me SHBA-në, unë kam me i thanë se nuk ka lidhje me krye!”

2008: “Marrëdhëniet e mira me amerikanët janë mënyra e vetme për me shpëtu Serbinë.”

2008: “Ka disa të çmendur në këtë vend që thonë se është e mundur të qeverisësh pa mbështetjen e ShBA-së.”

2008: “Amerikanët kanë verë të shkëlqyer. Më dhuruan një “Schäfer Merlot”.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *