Presidenti amerikan Donald Tramp ka shprehur shqetësim për zhvillimet në Evropë, duke deklaruar se kontinenti po ecën “në drejtim të gabuar”. Këto deklarata vijnë vetëm disa ditë pasi administrata amerikane prezantoi një Strategji të re Kombëtare të Sigurisë, e cila përfshin shqetësime lidhur me migracionin masiv nga Evropa.
“Evropa duhet të jetë shumë e kujdesshme,” u shpreh Trampi para gazetarëve. “Evropa po shkon në disa drejtime të këqija. Është shumë keq, shumë keq për njerëzit. Nuk duam që Evropa të ndryshojë kaq shumë.”
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka ngjallur reagime, pasi në dokument përfshihen referenca që kritikët i kanë lidhur me teori konspirative të ekstremit të djathtë, përfshirë konceptin e njohur si “Zëvendësimi i Madh”. Kjo teori pretendon se popullsitë e bardha në vendet perëndimore po “zëvendësohen” përmes emigracionit, një ide e konsideruar gjerësisht si ekstremiste nga studiues dhe organizata ndërkombëtare.

