Barcelona po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Mohamed Salahut nga Liverpuli, qoftë gjatë afatit kalimtar të dimrit, qoftë në fund të këtij sezoni. Klubi katalunas po synon të forcojë krahun e djathtë dhe të ofrojë alternativa sulmuese për formacionin e trajnerit Hansi Flik.

Trajneri i Barcelonës dëshiron të mbajë Lamine Jamal si mesfushor sulmues në formacionin 4-2-3-1, duke e lënë krahun e djathtë të hapur për një lojtar me përvojë. Salahu konsiderohet si kandidati ideal për këtë rol.

Mundësia e transferimit të Salahut vjen nga situata e tij aktuale te Liverpuli, ku ai ka humbur vendin e titullarit dhe është përballur me periudha tensioni. Barcelona shpreson se ky kontekst mund ta lehtësojë ardhjen e sulmuesit egjiptian në klubin katalunas.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *