NATO Secretary General Mark Rutte delivers a keynote address at the Bavarian State Representation, hosted by the Munich Security Conference (MSC) in Berlin, Germany December 11, 2025. REUTERS/Annegret Hilse

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për aleancën perëndimore, duke deklaruar se Rusia e sheh NATO-n si objektivin e saj të radhës dhe se rreziku është tashmë i pranishëm. Gjatë një fjalimi në Berlin, ai kërkoi rritje të menjëhershme të buxhetit dhe prodhimit ushtarak nga vendet anëtare.

Rutte theksoi se Rusia mund të jetë e gatshme të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s. “Duhet të jemi shumë të qartë për kërcënimin: ne jemi objektivi i radhës i Rusisë dhe jemi tashmë në rrezik”, u shpreh ai, duke përmendur se situata kërkon veprim të menjëhershëm.

Sipas tij, shumë shtete të aleancës ende nuk janë ndërgjegjësuar për situatën. “Koha për veprim është tani. Shpenzimet dhe prodhimi për mbrojtjen duhet të rriten me shpejtësi. Forcat tona të armatosura duhet të kenë gjithçka u nevojitet për të na mbajtur të sigurt.”

Rutte shtoi se Rusia mbështetet nga Kina, si dhe nga Koreja e Veriut dhe Irani, duke i dhënë Kremlinit hapësirë për të vazhduar agresionin. Ai lavdëroi gjithashtu presidentin amerikan për përpjekjet diplomatike, duke thënë se “ai është i vetmi që mund ta sjellë Putinin në tavolinën e negociatave”.

“Le ta testojmë Putinin,” tha ai. “Të shohim nëse dëshiron vërtet paqen apo kërkon që lufta dhe masakrat të vazhdojnë.”

Në përfundim, Rutte kërkoi unitet të plotë brenda NATO-s dhe përgatitje të përshpejtuar për të shmangur çdo skenar konfliktesh në të ardhmen.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *